Organizata Jo Qeveritare “ArtEko” e mbështetur nga Ministria e Kluturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport këtë vit realizon edicionin e dytë të festivalit kulturor “Camping Fest”.
Projekti ishte paraparë të realizohet në fillim të korrikut, por situata epidemiologjike e pa mundësoi një gjë të tillë, rrjedhimisht këshilli orgnizativ vendosi që të shtyjë datën e mbajtjes së këtij aktiviteti.
Me që tani kemi paksa përmirsim të situatës epidemiologjike, kemi vendosur që festivali “Camping Fest” të zhvillohet nga data 20-24 shtator 2020.
Duke qenë të ndërgjegjshëm për rrezikun, dhe për masat aktuale në fuqi për parandalim të infektimeve, jemi të detyruar që këtë edicion ta zhvillojmë me numër të kufizuar të pjesmarrësve.
Po ashtu kemi bërë të gjitha përgatitjet, duke siguruar maska mbrojtëse dhe dezinfektues, në të njëjtën kohë do kemi në dispozicion një personel që do kujdeset për respektim të masave në fuqi.
Lusim të gjithë për mirëkuptim!
Sot patëm nderin e veçantë të takojmë ministren e MKRS-së znj.Vlora Dumoshi, dhe kryetarin e komunës z.Zenun Elezaj të cilët ishin për vizitë në lokalitetin arkeologjik në Dresnik.
Ministren dhe kryetarin i falenderuam për përkrahjen, dhe i njoftuam për projektin tonë, vizionin dhe qëllimet në të ardhmën. Ata na përgëzuan për projektin, dhe na inkurajuan të vazhdojmë me projekte të tilla që promovojnë vlerat e trashëgimisë kulturore, vlerat artistike e natyrore të vendit tonë.