Aktorja Arta Nitaj mbrëmë ka rrëfyer në detaje jetën që ka bërë në Dubai dhe arsyen pse vendosi që të shkonte për të jetuar atje.
Ajo ka treguar se fillimisht në Dubai kishte shkuar vetëm për ta festuar ditëlindjen me shoqërinë e saj, por se më pas aq shumë i kishte pëlqyer si vend, saqë kishte vendosur që edhe të jetonte për një kohë.
Nitaj kishte shpresuar edhe se do të gjente ndonjë vend pune atje.
“Në atë kohë e kisha ditëlindjen dhe shkova me festu në Dubai. Kam ndejtë shumë pak, nja 4-5 ditë dhe e festuam ditëlindjen me dy shoqet e mia. Aty takuam shumë shoqni edhe t’u më thanë hajde se mundeni me gjet naj punë të mirë. Edhe qaq shumë që më pëlqej si vend, edhe qaq shumë që pash rini, saqë thash pse mos me marr riskun. Hajde po shëtisimi, po e shohim vendin edhe ndoshta gjejmë ndonjë punë të mirë. Nëse s’gjejmë thash send s’humbi edhe kthehna në vend timin, në shtëpinë time“, ka deklaruar Nitaj.
Aktorja ka folur edhe për raportimet se kishte filluar që të punojë më një lokal, por që sqaron se ajo ka vetëm ka marrë pjesë në një ndejë që organizohet në aty çdo të diele.
E pyetur se çfarë ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe në Dubai, Arta ka thënë se ka ushtruar shumë. Madje, ajo kishte planifikuar edhe që të merrte pjesë në gara atje, por që shkaku i pandemisë, gara ishte anuluar.
Ajo ka folur edhe për kushtet e jetësës atje, duke e përmendur edhe që ka fituar nga postimet në rrjete sociale.
“Tash po jetojmë në epokën e rrjeteve sociale, edhe e dijmë që Instagrami është një bankomat i ri. Je pagu për një postim e për ndonjë drekë ose darkë që ke shku e ke bë një foto. Gjithçka është më e lehtë“, ka thënë Nitaj