Arta Elezaj mori vëmendje me një dukje atraktive, vetëm për një orë shpenzoi mbi 30 mijë euro

    

Aktorja dhe modelja nga Klina, Arta Elezaj, tashmë është bërë një nga personazhet më të komentuara në faqet rozë.

Kjo falë imazheve dhe videove që herë pas here ndan me ndjekësit, në të cilat vjen në paraqitje mjaft atraktive.

E tillë u shfaq edhe në imazhet e fundit që ka publikuar në rrjetet sociale, ku rrëmbeu vëmendje me një kostum të bardhë.

Ndërkaq, faqja e njohur “What They Wearin” ka publikuar çmimin e kësaj veshjeje të bukuroshes si dhe të orës që mban në dorë.

Ky kostum i Artës ‘Gucci’ kushton hiç më pak se 2500 euro, teksa ora ‘Hublot Big Bang Portocervo’ kap shifrën e 31 mijë eurove.

Sidoqoftë, çmimet dhe veshjet e artisteve përfliten vazhdimisht në media për shkak të pagave dhe sistemit jetësor në Kosovë.

View this post on Instagram

🤎

A post shared by Arta Elezaj (@artaelezaj) on

Arta për publikun u bë më e njohur që nga paraqitja e saj në “O sa mirë” me rolin e ‘Xhakartës’.