Ajo është bërë e njohur për publikun nga seriali vendor “O sa mirë” dhe që atëherë ka marrë gjithë vëmendjen.
Bëhet fjalë për artisten nga Klina, Arta Elezaj, e cila mori famën e madhe me rolin e ‘Xhakartës’.
E njëjta në rrjete sociale ka mbledhur mbi 200 mijë ndjekës, gjersa vazhdon të sjellë imazhe e video të ndryshme duke mos munguar as me poza provokuese.
E tillë shfaqet edhe në këto të fundit, derisa ka vënë në pah linjat e bujshme trupore të cilave njëherësh i kushton kujdes të madh me ushtrime në palestër.
Me rroba banjo të zeza, bukuroshja nga Klina duket në formë të mahnitshme në pozat para pasqyrës.
Fiziku i bujshëm ka bërë që të komentohet në masë të madhe nga miqtë e ndjekësit që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Arta momentalisht nuk është aktive me ndonjë projekt të ri.