Katër qytetarë të Kosovës u ndaluan nga autoritetet serbe gjatë vitit që lamë pas. Madje dy prej tyre vazhdojnë që ende të jenë të burgosur në Serbi.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës deklaruan se kanë ndërmarrë disa hapa në kuadër të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd për lirimin e tyre, por që gjyqësia në Serbia disave ua shtyu burgimin.
Nezir Mehmetaj nga fshati Rudnik, Komuna e Klinës, Agim Gjocaj, nga fshati Baballoq, Komuna e Deçanit, Blerim Maqastena, Berat Maxhuni nga Podujeva.
Janë të arrestuarit nga serbët,arrestime këto të cilat u bënë në kohë të ndryshme, përpos Maxhunit dhe Maqastenës që u ndaluan në të njëjtën ditë.
Në kuadër të kësaj, MPJD ka bërë të ditur për lajmi.net se Nezir Mehmetaj u arrestua nën akuzat se kreu krime lufte gjatë konfliktit të armatosur 1998-1999 në Kosovë.Madje nga Zyra e Prokurorisë në Serbi u tha se Mehmetaj ishte pjesë e një fushate të krimeve të luftës që ndodhi në verën e vitit 1999 në fshatin Rudicë.“Shtetasi kosovar, Nezir Mehmetaj nga fshati Rudnik, Komuna e Klinës ёshtё ndaluar nga autoritetet serbe me urdhër-arrest të Gjykatës Speciale për krime lufte tё Serbisë, mё 3 janar 2020, gjatё rrugёs nё kthim nga Serbia nё Kosovё nё PKK nё Merdare (jo gjatё kalimit kufitar nё hyrje nga Kosova!). Mehmetaj është arrestuar nën akuzat se ka kryer krime lufte gjatë konfliktit të armatosur 1998-1999 në Kosovë.
Konkretisht, Zyra e Prokurorisë së Serbisë ka pohuar se Mehmetaj ‘ka qenë pjesë e një fushate të krimeve të luftës që ndodhi në verën e vitit 1999, në fshatin Rudicё, në afërsi të komunës së Klinës.’ Me propozim tё prokurorisё Mehmetaj mё 5 janar i ёshtё caktuar paraburgimi nё kohёzgjatje prej 30 ditёve. Mё 2 shkurt Mehmetaj i ёshtë vazhduar paraburgimi deri me datë 2 mars 2020.
Kjo masё e paraburgimit ka vazhduar t’i shqiptohet z. Mehmetaj edhe muajt nё vijim, respektivisht, deri tani kur ai ёshtё ende duke u mbajtur nё Burgun Qendror nё Beograd”, u tha nga MPJD.Ndërsa sa i përket Agim Gjocajt, u theksua se arsyet e arrestimit të tij kanë qenë nën dyshimin për kryerje të krimeve të luftës, ndërsa në mungesë të provave, gjykata e ka liruar atë pas dy javës mbajtje në arrest.
“Shtetasi i Republikës së Kosovës Agim Gjocaj, nga fshati Baballoq, është arrestuar më 17.10.2020, nga policia kufitare serbe me rastin e hyrjes së tij në territorin e Serbisë, në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë.
Sipas familjes së Gjocaj, ai ka qenë duke udhëtuar vetëm, me veturë private me destinim Republikën Feredale të Gjermanisë, për të marrë pjesë në një takim biznesi, si përfaqësues i kompanisë private ndërtimore me seli në Kosovë. Serbia ka qenë si pjesë e kalimit tranzit. Arsyet e arrestimit kane qene nen dyshimin për kryerje te krimeve te luftës.
Ne mungese te provave, gjykata e ka liruar atë pas dy javësh mbajtje ne arrest”.Ndërsa lidhur me rastin e Blerim Maqastenës dhe Berat Maxhunit të cilët u arrestuan së fundi, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës theksoi se nga autoritete serbe u bë e ditur se në momentin e ndalimit, të dy banorët e Kosovës nuk kishin mjete identifikuar, teksa Maqastenës i është gjetur një sopat e vogël dhe një revole.
“Mё 12.12.2020, organet policore tё Serbisё (xhandarmёria) kanё arrestuar shtetasit e Republikёs sё Kosovёs Blerim Maqastena, i lindur mё 25.02.1978, dhe Berat Maxhuni, i lindur mё 06.10.1994, me vendbanim nё Komunёn e Podujevёs, Maqastena ёshtё edhe anёtar i Asamblesё Komunale tё Podujevёs.
Arrestimi i tyre ёshtё bёrё nё rajonin kufitar Merovc-Merdare, nё territorin e Serbisё ku tё arrestuarit janё gjendur pa qёllim dhe si pasojё e kushteve atmosferike tё papёrshtatshme si rezultat i mjegullёs e cila i ka penguar ata tё gjejnё rrugёn e duhur pёr t’u kthyer nё shtёpitё e tyre. Sipas njoftimeve tё autoriteteve tё Serbisë, Maqastena dhe Mexhuani me rastin e arrestimit tё tyre nuk kanë pasur dokumente tё identifikimit personal (letërnjoftim apo ndonjë dokument tjetër përkatës), ndёrsa, tek njёri nga tё arrestuarit, respektivisht, Maqastena ёshtё gjendur njё sopatё e vogël dhe njё revole (për tё cilën Maqastena ka leje tё lëshuar nga organet e Republikës sё Kosovës)”, bëri të ditur ministra.
Njashtu u tha se tё arrestuarit pastaj janë dërguar nё mbajtje nё stacionin policor tё Kurshumlisё, nё Serbi, nё kohëzgjatje tё 48 orëve.“Pas skadimit tё mbajtjes policore prej 48 orёve, tё arrestuarit mё 14.12.2020 (e hёnё) nё ora 12.00 janё paraqitur para gjykatësit tё procedurës paraprake, nё Gjykatёn e Lartё (Viši Sud) tё Prokuples, nё Serbi. Nё kёtё seancё, gjykata ka liruar Berat Maxhunin, ndersa, Blerim Maqastena, i eshte vazhduar masa e arrestit per 30 ditё pёr shkak tё armёmbajtjes pa leje. Vazhdimi i paraburgimit pёr z. Maqastena edhe për 30 ditё, sipas avokatit te tij mbrojtës nënkupton qё rasti i tij do tё ndiqet sipas procedurës penale. Z. Maqastena ёshte duke u mbajtur tani nё qendrёn e paraburgimit nё Prokuple”.
Këto nuk ishin as arrestimet e para të bëra nga serbët, e që provokime të ngjashme që kanë të bëjnë me ndalimin e kosovarëve pati vazhdimisht gjë që ndikon që shumë prej shtetasve të Kosovës të hezitojnë të kalojnë nëpër territorin serb, me frikën se do të arrestohen.