Paraditen e sotme në Portin e Vlorës ka mbërritur njëra nga anijet që do të prodhojë energji elektrike, e cila është marrë me qira nga qeveria shqiptare.
Dy anijet e marra me qira, pritet që të përmbushin 15% të nevojës së vendit për energji.
Mësohet se anija speciale do të qëndrojë në spirancë përpara hyrjes së terminalit Vlora-1 (PIA) dhe do të shkarkojë dy anijet gjenerator pasi i ka të ngarkuara sipër saj.
Anija do të prodhojnë energji për nevojat e Shqipërisë deri në momentin që termocentrali i Vlorës të vihet në funksionim.
Kujtojmë se në prill të këtij vitit Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi se Shqipëria do të merrte me qira dy anije që prodhojnë energji elektrike.
Kontrata e qiramarrjes së anijeve që prodhojnë energjisë është për një periudhë 2-vjeçare.