Në Prishtinë ka mbërritur delegacioni gjerman, i cili do të bëjë vizibilitetin.
Delegacioni do të vizitojë Ministrinë e Brendshme, të Infrastrukturës dhe Agjencinë e Regjistrit Civil si edhe do të inspektojnë edhe autoshkollat, në mënyrë që të vendoset më tej që bashkatdhetarëve që jetojnë në Gjermani t’u njihet patentëshoferi i Kosovës, raporton RTK-ja.
Një premtim i tillë ishte dhënë edhe nga ministri gjerman, ndërsa mbetet të shihen rezultatet pas takimeve dypalëshe.