Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit në Vitomiricë të Pejës.
Sipas raportit të PK-së, nga zyra e tij janë sekuestruar dy lëndët e dyshuara si dëshmi.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.
“Vitomiricë, Pejë 11.10.2018 & 04.04.2019 – NN. Me 13.07.2021 pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprat e lartë cekura, duke iu mundësuar në mënyrë të kundër ligjshme dy të dyshuarve tjerë të pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës. Nga zyra e të dyshuarit si dëshmi janë sekuestruar dy lëndët e dyshuara. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullte”, thuhet në raport.