Një zyrtar i ATK-së dhe kontabilisti i tij kanë marr ryshfet, para kesh të shumës 500 euro si dëmshpërblim për të mos i ndaluar veprimtarinë e një personi në Gjakovë.
Zyrtari i ATK-së me urdhër të prokurorit është arrestuar, ndërsa kontabilisti është liruar me procedurë të rregullt, shkruan Indeksonline.
“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri zyrtar i ATK-së dhe tjetri kontabilisti i tij kanë kryer veprën e lartcekur duke marrë ryshfet para kesh 500 euro nga viktima mashkull kosovar. Njëri prej tyre është arrestuar në flagrancë pasi i ka marrë paratë në kundër shpërblim për të mos i ndaluar veprimtarinë viktimës. Me urdhër të prokurorit zyrtari i ATK-së është dërguar në mbajtje ndërsa kontabilisti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.