Ministri i ri i Punëve të Brendshme në vend, Agim Veliu, ka komentuar arrestimin e udhëheqësit të Krimeve Ekonomike në Prishtinë, në natën e së mërkurës.
“Ajo është punë e organeve dhe mekanizmave që e luftojnë krimin e korrupsionin për çdo ditë”, ka deklaruar Veliu për Insajderin.
“Është punë e tyre, nuk besoj se kjo është punë e momentit por është diçka që është punuar një kohë të gjatë në atë drejtim”, është shprehur ai.
Indeksonline raportoi sonte për arrestimin e Lavdim Osmani, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë.
Osmani dyshohet për veprën penale ‘Marrje e ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’.