Arrestohet shqiptari pasi
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë pasi i kishte vendosë pesë euro në dokumente për ryshfet me qëllim që t’i mundësohet kontrolli më i shpejtë në pikën kufitare në Vermicë.
Sipas policisë, i dyshuari kishe qenë me autobusin me targa të Shqipërisë në vendkalimin kufitar në hyrje të Republikës së Kosovës nga republika e Shqipërisë.
“Vermicë 21.02.2020 – 10:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar autobusin me targa të Shqipërisë në vendkalimin kufitar në hyrje të Republikës së Kosovës nga republika e Shqipërisë në dokumente i kishte vendosë pesë euro për ryshfet me qëllim që t’i mundësohet kontrolli më i shpejtë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas procedurave policore me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt