Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdar.
Policia bën të ditur se i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve të tyre dhe më pas ka sulmuar një polic.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Më tej, policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.