Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtarë të Policisë së Kosovës me gradën rreshter, me dyshimin se rreshteri ka kryer vepër penale të dhunimit, shantazhit dhe fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara.
IPK në komunikatën e lëshuar për media, ka njoftuar se rreshteri dyshohet se ka kryer veprat penale të cekura në Kodin Penal të Kosovës, gjegjësisht në nenet 227, 329 dhe 202.
“Bazuar në dëshmitë dhe provat e mbledhura hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot në orët e mbrëmjes zyrtarin policor të përfshirë në këtë rast me dyshimin se i njëjti ka kryer vepër penale dhe atë nga neni 227, 329 dhe 202 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në Kodin Penal të Kosovës, veprat penale 227, 329 dhe 202, janë dhunimi, shantazhi dhe fotografimi dhe incizmet e tjera të pautorizuara.
Në pikën 1 të Nenit 227 të Kodit Penal, thuhet se kushdo që kryen këtë vepër mund të dënohet me burg prej 2 deri në 10 vjet.
“Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet”, – pika 1 në Nenin 227 të Kodit Penal.
IPK gjithashtu njoftoi se gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar prova të ndryshme.
“Në vazhdën e veprimeve hetimore, operacioni ka vazhduar me bastisje në Pejë bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë ku janë gjetur dhe sekuestruar prova të ndryshme” thuhet në njoftimin e IPK-së”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit të arrestuar në këtë rast me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.