Një person është ndaluar nga policia e Prizrenit, në një pikë kontrolli në Krushë të Vogël, pasi dyshohet se kishte kërcenuar djemtë e tij dhe po shkonte të sulmonte ata.
“Njësia e trafikut rajonal ne Prizren, në një pikë kontrolli në Krushë të Vogël, kanë pranuar një informatë nga një qytetar se babai i ka kërcënuar djemtë e tij dhe është duke shkuar në vendin e punës ku ata janë duke punuar” thuhet në njoftimin e policisë.
Kjo e fundit bën me dije se reagimi ka qenë i menjëhershëm, duke e ndaluar të dyshuarin, tek i cili, gjatë kontrollit, gjetën armë dhe karikatorë.
“Gjatë kontrollit në brezin e tij polica gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një armë të tipit: Një pistoletë dhe Dy karikatorë me nga 10 fishekë cal. 9 mm” thuhet tutje në njoftim.
I dyshuari N.K, 59 vjeçar, u dërgua në stacion policor, ku u intervistua.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.