Gazeta Sinjali mëson se dje, rreth orës 11:35, në rrugën Bill Klinton në Pejë, është arrestuar një person, i cili është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Shkak i arrestimit të zyrtarit të FSK-së ishte se i njëjti e ka sulmuar një person tjetër dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara, këtij të fundit i është dashur që të pranojë tretman mjekësor.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se edhe pse i dyshuari është pjesëtar i FSK-së, në momentin kur ka ndodhur rasti, ai kishte qenë jashtë detyrës zyrtare.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.