Një pjesëtar i FSK-së është arrestuar dje në Gllogoc, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas raportit policor, viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit ka shkuar tek familja e saj.
Në anën tjetër, i dyshuari nuk ka respektuar urdhërat e policëve, duke i kanosur ata.
“Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin policor.