Të hënën një person kishte marrë karriget e sallës së Kuvendit Komunal të Malishevës për shkak se komuna nuk ia kishte paguar ato.
Policia ka njoftuar se të hënën është arrestuar personi i cili dyshohet se në Kuvendin Komunal Malishevë kishte marrë 24 ulëset lëvizëse me arsyetimin që nuk i është bërë pagesa për furnizimin e tyre që kishte bërë më herët.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.