Policia e Gjakovës ka njoftuar se sot në mëngjes është arrestuar personi i dytë për plagosjen e ndodhur mbrëmë.
“Pas një pune hetimore të shkëlqyer nga ana e zyrtarëve policor nga DRP-e Gjakovë, sot në orët e mëngjesit është realizuar dhe arrestimi i personit të dytë L.M, sh/k, i involvuar dhe i dyshuar në këtë rast”, kanë thënë në polici.
Në vazhdën e hetimeve janë kryer dhe dy kontrolla të shtëpive dhe objekteve përcjellëse dhe më ketë rast janë gjetur dhe dy armë zjarri. armë e gjatë automatike dhe një revole të cilat dhe janë konfiskuar si provë përcjellëse në rast.
Hetimet në lidhje me rastin tentimvrasje janë duke vazhduar