Një burrë në Deçan është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në Familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë njofton se dje kishte marrë informatën se në fshatin Isniq- Deçan ka një rast “Dhunë në Familje”, dhe ka shkuar në vendngjarje.
Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar, ndërsa nga ankuesit gjatë intervistimit është denoncuar se i dyshuari posedon armë në shtëpi.
Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Deçan kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, aty gjatë bastisjes kanë gjetur dhe sekuestruar një arme automatike AK 47, një karikator të armës AK 47 dhe nëntë fishek të kalibrit 7.62 milimetra.
Personi i dyshuar me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48- orë, ka njoftuar Policia.