Një person shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje në pikën kufitare në Vërmicë, pasi që gjatë kontrollit të dokumenteve, i ka ofruar një zyrtari policor 20 euro, me qëllim të kalojë kufirin.
Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:15, në Vërmicë.