Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare Kullë, ka ndaluar një shtetas rus.
Ndalimi i tij ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:10.
I dyshuari i cili ishte duke drejtuar veturën me targa të huaja, është ndaluar për kontroll në vijën e dytë dhe se gjatë kontrollit në një çantë i janë gjetur dhe sekuestruar 10.000 dollarë amerikan dhe 2000 euro.
I dyshuari nuk i kishte deklaruar mjetet monetare.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti t’iu dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.
Rasti është inicuar si mosdeklarim i mjeteve monetare.