Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Përlepnicë të Gjilanit, nën dyshimin se ka organizuar lojëra të fatit online.
Sipas Policisë së Kosovës, në telefonin e tij është gjetur programi me të cilin janë zhvilluar lojërat e fatit.
Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Nga viti 2019, në Kosovë me ligj është e ndaluar veprimtaria e lojërave të fatit.
Ligji për ndalimin e lojërave të fatit në Kosovë, që ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për 10 vjet, ka hyrë në fuqi në muajin maj të 2019-s.