Një person ka raportuar në Polici se në objektin e tyrbes në Gjakovë, disa persona të panjohur dyshohet se kanë kryer vjedhje.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Sipas ankuesit, vjedhja është kryer përmes dritares së thyer dhe nga ajo, personi i dyshuar ka hyrë brenda në objekt dhe aty ka vjedhur 50 euro.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 06:45 në Gjakovë.
Ndërkaq, rasti në Polici është cilësuar “Vjedhje e rëndë”.