Në orët e pasdites së sotme, Policia në Skenderaj ka konfiskuar disa armë dhe një sasi të municionit. Konfiskimi i armëve është realizuar në kohen kur njësia policore ka ndaluar një automjet me targa vendore ku gjatë kontrollit të detajuar në automjet janë gjetur tetë ( armë të shkurtra (pistoleta) të kalibrave të ndryshme dhe municion në sasi prej 520 copë të kalibrave të ndryshëm.
Në cilësi të të dyshuarit për posedim të armëve dhe municionit është arrestuar personi L. Z.,21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor. Armët dhe municioni janë konfiskuar nga ana e policisë dhe do te procedohen ne cilësinë e provave materiale.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve, ndërsa hetimet e mëtejme do te vazhdojnë ne lidhje me këtë rast.