Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur një revole dhe një thikë.
Rasti ka ndodhur të shtunë në Prishtinë në rrugën “Imzot Nikë Prela”, ku vozitësi i veturës Citroen, ka pasur me vete një revole të tipit Cervena Zastava të kalibrit 7.65 mm, tetë copë fishek dhe një thikë.
“I dyshuari D. B, mashkull 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, thuhet në konfirmimin policor.