Është arrestuar një person në Pejë, pasi të njëjtit i është gjetur substancë e dyshuar narkotike, prej 21.09 gramësh.
Policia bën të ditur se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike me peshë prej 21.09 gram. Pas intervistimit dhe verifikimit ka rezultuar se i dyshuari i lartcekur ka letër rreshtim dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.