Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, mbrëmë rreth orës 22:20, i cili dyshohet për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’,
I dyshuari është ndaluar nga njësiti për reagim të shpejtë, në rrugën “Ker Sadrija”, i cili ishte me një veturë me targa vendore.
Sipas Policisë është konfiskuar një pistoletë, një karikator i së njëjtës armë dhe shtatë fishekë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Arrestohet një (1) person i dyshuar për
Pejë, 15 shtator 2020
Me datën 14 shtator 2020, rreth orës 22:20, nё rrugen ‘Ker Sadrija’ nё Pejё (tek barriera e pylltarisё rruga pёr Rugove), njësiti pёr reagim tё shpejtё DRP Pejё ka ndaluar njё veturё (Xhip) me targa vendore, gjatё kontrollit nё kёtё veturё ёshtё gjetur dhe konfiskuar:
Njё (1) Pistoletё Zoraki M 906-B
Njё (1) karikator i sё njejtёs arme dhe
Shtatё (7) copё fishekё 7.65mm
Personi i dyshuar ёshtё arrestuar i njëjti pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje.