Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi ai dyshohet se kishte falsifikuar dokumentet e veturës në Gjakovë.
Policia ka njoftuar se vetura është sekuestruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte falsifikuar dokumentet e veturës. Automjeti është sekuestrua”, thuhet në njoftim e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.