Gjatë ditës së djeshme policia në Deçan ka realizuar një kontroll bastisjeje, në shtëpinë e një personi të dyshuar në bjeshkën e Deçanit .
Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47, një karikator i së njëjtës armë dhe trefishekë 7.62 mm.
“Stacioni policor nё Deçan më 14 shtator 2020, pas njё informate tё siguruar nga Njësiti i hetimeve, nё mbështetje tё Njësisë pёr reagim tё shpejtё DRP Pejё, nё koordininm tё plotё me Prokurorin e Shtetit dhe me urdhër tё gjyqtarit tё procedurës paraprake ёshtё realizuar njё kontroll bastisjeje, nё shtëpinë e drurit (t’ban) e personit tё dyshuar nё bjeshkën e Deçanit tё quajtur Plaqica e Vokshit, thuhet në njoftimin për media, trasnmeton Indeksonline.
Ndërkaq thuhet se personi i dyshuar ёshtё arrestuar ndësa ai pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё Shtetit ёshtё liruar me procedurё te rregullt./