Një person është arrestuar dje në Aeroportin “Adem Jashari”, pasi i njëjti dyshohet që kishte falsifikuar letërnjoftimin dhe Pasaportën e një shteti tjetër të huaj.
“Derisa i dyshuari mashkull Shtetas Shqiptar ka qene duke kaluar përmes aeroportit të Prishtinës për të shkuar për në një qytet tjetër të jashtëm, gjatë verifikimit të dokumentacionit i njëjti dyshohet qe kishte të falsifikuar letërnjoftimin dhe Pasaportën e një shteti tjetër të huaj. Dokumentacioni është konfiskuar në cilësi të provave material”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
I dyshuari është arrestuar me vendim të Prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime