Një pëllumb është dorëzuar në polici në Indi pasi u akuzua si spiun pakistanez. Spiuni i dyshuar u zbulua nga Geeta Devi e cila jeton në rrethin Kathua të Kashmir pasi zogu fluturoi në shtëpinë e saj në 24 maj, transmeton rtv21.tv. Është zbuluar se ishte ngjyrosur me ngjyrë rozë dhe mbante një unazë me numra në këmbë. Hetimet e mëtutjeshme janë duke u zhvilluar. Zogu u kap nga vendasit afër një gardhi kufitar Indi-Pakistan dhe përfundimisht u dërgua në polici nga Forcat e Sigurisë Kufitare Indiane. “Megjithëse zogjtë nuk kanë kufij dhe shumë fluturojnë përtej kufijve ndërkombëtarë gjatë migrimit, një unazë e koduar e etiketuar në trupin e pëllumbit të kapur është një shkak për shqetësim pasi zogjtë shtegtarë nuk kanë unaza të tilla”, raportoi policia. Pëllumbi do të mbetet në paraburgim policor deri sa të mbarojnë hetimet e tyre. Kjo nuk është hera e parë që një pëllumb spiunazhi është kapur duke kaluar në mes të Indisë dhe Pakistanit. Në vitin 2015 u përgjua një pëllumb tjetër, këtë herë në fshatin Manëal dy milje e gjysmë larg kufirit./