Një shtëpi është djegur sot rreth orës 21:27 në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, policia ka arrestuar një person si të dyshuar për këtë rast.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, e cila ka thënë se shtëpia e cila është djegur ishte e pabanuar dhe nuk ka persona të lënduar.
Me datë 08.01.2020, në ora 21:27, stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion se zjarri kishte kapluar një shtëpi në rrugën ,, Beqir Kastrati”. Shtëpia që ishte përfshirë nga zjarri ishte e pabanuar. Ekipi i zjarrfikësve kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar i cili me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor”, ka thënë Podrimaj për Gazetën Sinjali.
Patrullat policore dhe njësiti i zjarrfikësve kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e kanë trajtuar rastin/