Policia e Kosovës ka ndaluar sot në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, në një pikë kontrolli, një automjet me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte një person i gjinisë mashkullore serb.
Gjatë kontrollit të automjetit, Policia ka gjetur rreth 6,300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë.
Sipas njoftimit të PK, i dyshuari J.Zh. (i lindur më 1981) është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
Policia vazhdon me aktivitete të shtuara për të ofruar siguri dhe për të parandaluar aktivitetet kriminale, përfshirë parandalimin e kontrabandës në pjesën veriore të vendit.