Arrestohet një burrë në Pejë, dyshohet se rrahu motrën e tij

Një burrë në Pejë është arrestuar nga policia pas dyshimeve se ka rrahur motrën e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se vajza ka marrë trajtim mjekësorë për dëmtimet e marrë nga sulmi.

Ndërsa i dyshuari, është dërguar në mbajtje në pritje të hetimit të mëtejshëm, sipas një njoftimi nga prokuroria lokale.

Policia ka njoftuar se çështja është nën hetim.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.