Është arrestuar një burrë në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Policia bën të ditur se viktima pas intervistimit me dëshirën e saj është vendosur në shtëpi të sigurt.
“Është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Viktima pas intervistimit me dëshirën e saj është vendosur në shtëpi të sigurt. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.