Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka rrahur gruan e tij në Malishevë.
“Malishevë 21.02.2020, 20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (bashkëshorten e tij). Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.