Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi ka kanosur bashkëshorten e tij me vrasje, ose vetëvrasje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një rasti “Dhunë në familje”, ka kanosur me vrasje bashkëshorten ose do ta mbysë veten”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.