Një burrë është arrestuar në Klinë, i cili dyshohet se ka detyruar të dashurën e tij të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
E njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.