Një person në fshatin Drenoc të komunës së Malishevës është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi është kapur me drogë dhe armë,
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se sot pasdite gjatë një kontrolli nga Policia 37-vjeçarit (emër i njohur për redaksinë) i janë gjetur një pistoletë pa leje dhe më pak se një gram e substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Sinjali mëson se pistoleta me një karikator dhe 6 fishekë dhe sasia e substancës narkotike është sekuestruar nga Policia.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij hapet rast “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.