Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje.
I njëjti ishte më urdhër arrest ndërkombëtar.
Gjatë kontrollit tek i dyshuari, policia ka konfiskuar një pistoletë dhe fishekë.
“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe gjatë kontrollit në automjet i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me njëzet e shtatë fishekë (27). Me vendim të prokurorit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor për 48-orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.