Një person është arrestuar sot në qytetin e Pejës, pasi i njëjti dyshohet për trafikim ndërkombëtar me lëndë narkotike dhe po kërkohej nga Interpoli në llogari të organeve shtetërore turke.
Sipas njoftimit të Policisë, Njësia FAST-Kosova, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Pejë, në koordinim edhe me organe tjera të sigurisë, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar.
Policia e Kosovës, përmes njësisë FAST-Kosova, ka arrestuar një persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar
Prishtinë, më 12 shtator 2023
Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot më 12.09.2023, ka arrestuar një person.
Njësia FAST-Kosova, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Pejë, në koordinim edhe me organe tjera të sigurisë, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar.
Personi i kërkuar, i cili kërkohej nga INTERPOL-i në llogari të organeve shtetërore turke, dyshohet se është i përfshirë në trafikim ndërkombëtar me lëndë narkotike.
Lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar.