Një aksion i Njësitit Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, i zhvilluar gjatë ditës së sotme ka rezultuar me arrestimin e një gruaje që dyshohej se ka tentuar të bëjë shpërndarjen e parave false, si dhe sekuestrimin e mijëra eurove.
Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për N.B., (1987), e cila është kapur në flagrancë me 47 kartëmonedha nga 100 euro, që në total janë 4700 euro, që janë sekuestruar.
Pas arrestimit, e dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
Ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti ‘falsifikimi i parasë