Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë është arrestuar një 46 vjeçar me iniciale L.M., i dyshuar për dhunë në familje.
Informacionin nga viktima për rastin e dhunës në familje, policia bën të ditur se e ka pranuar dje.
Në shtëpinë e të dyshuarit policia njofton se ka gjetur dhe ka konfiskuar armë dhe municion.
“Njësiti Policor pran Stacionit Policor Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit ngjarjes, dhe me të hyrë ne një dhomë mbi një tryezë kanë hasur në disa armë dhe municion, i dyshuari L. M. i lindur 1974 është arrestuar. Tek i dyshuari janë hasur dhe konfiskuar:
një (1) Armë automatike Tomson dhe dy karikatornjë (1) Armë artizanalenjë (1) Pistoletë Bereta, me një karikatornjë Pistoletë Colt, me një karikatordy karikator AK-47një vazhdues tromblonikmunicion kalibrave ndryshëm”, thuhet në komunikatën e Drejtorisë së Policisë në Pejë.
Nga kjo drejtori bëjnë të ditur se të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor./