Është arrestuar në Pejë, i dyshuari i lindur në vitin 2005 për veprën penale “dhunim”.
Sipas komunikatës së Policisë, rasti ka nisur në lagjen Karagaç, ku dy vajza kanё problem me njё person. Njëra nga to në gjendje të dehur ka kërkuar ndihmë nga i dashuri i saj.
“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes kanё takuar dy vajzat tё cilat deklarojnё se kishin dalё pёr tu zbavitur, pasi qe njёra nga vajzat (dëshmitarja), kishte konsumuar alkool dhe iu ёshtё pёrkeqёsuar gjendja, aty i dyshuari iu ёshtё ofruar qё t’i ndihmoj pёr t’i dёrguar nё Spital, mirëpo i njëjti nuk i ka dёrguar nё Spital por nё drejtim tё kundёrt dyshohet nё (Pyll), mbi lagjen Zatra, ky dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën kundёr dёshirёs sё saj”, thuhet në komunikatë.
Pas intervistimit nga Hetuesit me vendim tё prokurorit tё shtetit i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё.