Një i dyshuar është arrestuar nga Policia, pasi i njëjti është ka bërë prezantim të rremë si person zyrtar.
Sipas njoftimit të Policisë, personi në fjalë është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve të bëra publike përmes rrjeteve sociale dhe disa portaleve, ku në një video-je shihet një automjet me një person të dyshuar duke përdorur aplikacione të ndryshme në telefon, me drita kinse vezulluese dhe duke i ndaluar veturat civile në autostradë, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, personi i cili ka postuar videon në fjalë është identifikuar dhe i njëjti është sjellë në stacionin policor Obiliq dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, pasi që ai gjatë asaj ngjarje në videon e publikuar, ishte prezantuar si zyrtar policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Për rastin në fjalë, Indeksonline raportoi më herët se i dyshuari është i biri i një polici.