Hartuesi i VNM-së, në rastin e Wallingford International Kosova L.L.C, për ndertimin e fabrikës së çimentos në Dollc të Klinës, Islam Fejza, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur Grupi që ka kundërshtuar ndërtimin e Fabrikës së Çimentos përmes një postimi në faqen zyrtare FB.
Ja çfarë shkruhet:
Sipas njoftimit të Prokurorisë në Ferizaj, nder personat e arrestuar është edhe Islam Fejza, i ndaluar për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit” “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Dhënia e ryshfetit”.
Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: Pushkë e gjuetisë, revole, telefon celuar, laptop dhe dokumente të ndryshme.
Po kush është Islam Fejza
Ky është pronari i kompanisë N.SH. “Geo-Miningu” i cila është hartues i Raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për investitorin Wallingford International Kosova L.L.C, i njëjtë hiq me pak se dje (25.05.2022) në një emision televiziv, në cilësinë e “ekspertit të mjedisit” në lidhje me përpjekjet për ndertim të fabrikës së çimentos në Dollc të Klinës, kishte deklaruar:
“Zona në fjalë ku parashikohet të ndërtohet fabrika për prodhimin e çimentos, është e paraparë në zonën që edhe komuna e ka paraparë si zonë minerare, zonë minerare e boksideve të Kosovës, e guroreve”.