Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datё 01.11.2024 rreth orёs 18:00, ёshtё informuar se nё rrugën “Luan Haradinaj”, ka ndodhur njё rast vjedhje e rёndё.
Aty persona tё dyshuar kanё depërtuar me forcё ne dy (2) lokale (mobilshop), ku kanё vjedhur: Telefona, Llaptop, ipad si dhe njё shumё tё parave.

Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit ne vendin e ngjarjes ka intervistuar dëshmitaret lidhur me kёtё rast.
Pas njё pune intensive tё hetueseve tё Stacionit Policor Deçan, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet personi i dyshuar, nё piken kufitare Vermicё.
I njëjti ёshtё intervistuar nga hetuesit nё praninë e avokatit mbrojtës.
Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhër të Prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё./Indeksonline/