Arrestohet “gjuetari” serb në Leposaviq, paska qenë i përgatitur me municion

Një person është arrestuar në një fshat të Leposaviqit, pasi që me vete kishte një pushkë gjuetie me municion. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur armë, fishekë si edhe një xhaketë e pajisje të tjera ushtarake.

Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve policore për të ofruar rend e siguri, në pjesën veriore të vendit, konkretisht në pjesën malore të një fshati të Leposaviqit, kanë hasur një person të dyshuar me një pushkë gjuetie me municion. Nën dyshimin e bazuar se personi i dyshuar R.M., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) posedon edhe armë tjera, është kontrolluar shtëpia e tij. Gjatë kontrollit janë gjetur edhe: një armë gjysmë- automatike, një pushkë 8.75mm, një pushkë ajrore, fishekë kalibrash të ndryshëm, disa thika e një xhaketë me pajisje tjera ushtarake. Për rastin është njoftuar prokurori, me aktvendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.