Më 3 dhjetor në tetë komuna të vendit u zhvillua një aksion, ku u arrestuan 31 persona nën dyshimin se kanë kryer veprën “Mashtrim me subvencione”.
Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës dje ka arrestuar edhe një person tjetër në Pejë.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është arrestuar dje dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.