Policia e Kosovës ka arrtestuar në orët e mesditës (23.05.2024) Agron Gashin, i dyshuar për plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmë me 22.05.2024 në Pejë.
Arrestimin e 21-vjeçarit e ka konfirmuar për KALLXO.com prokurori Ersan Qavolli.
Aktualisht ekipet policore janë në vendin ku është lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari.
Në ndërkohë, njëri prej të plagosurve në Pejë është në gjendje të rëndë, përderisa dy të tjerët janë në gjendje stabile.
I plagosuri në gjendje kritike është duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Pas një intervenimi të gjatë kirurgjik ka ardhë në Mjekimin Intensiv Qendror. Lëndimet e kanë pru pacientin në gjendje shumë të rëndë të shokut, për shkak të gjakderdhjes shumë të madhe që e ka pësu. Gjendja e përgjithshme vazhdon të jetë shumë e rëndë dhe kritike” – tha shefi i Intensivës, Shaqir Uka për KALLXO.com.